Më 13 mars 2014, IGJK realizoi tryezën e diskutimeve me temë Aspektet e diskriminimit sipas perspektives së KEDNJ-së”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i shkathtësive të pjesëmarrësve lidhur me aplikimin e nenit 14 të KEDNJ për mos diskriminimin si dhe identifikimi i shkeljeve që janë bërë në praktikën gjyqësore në Kosovës duke i krahasuar ato me praktikën e GJEDNJ.
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet si: Diskriminimi – standardet evropiane, praktika e GJEDNJ, Ligji kundër diskriminimit dhe aplikimi i tij nga organet administrative dhe ato gjyqësore si dhe u zhvilluan diskutime interaktive për raste nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor nga te gjitha regjionet e Kosovës si dhe bashkëpunëtorë profesional nga regjioni i Prizrenit dhe i Mitrovicës.
19-03-2014