Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-03-2014

Fuqizimi i bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar – Operimet ndërkufitare me metodat moderne të hetimit

Me 17 deri më 19 mars 2014, në kuadër të aktiviteteve për gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në fushën Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale janë organizuar dy sesione trajnimi me dy grupe të ndryshme të pjesëmarrësve  me temë “Operimet ndërkufitare me metodat moderne të hetimit”

Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë këtyre sesioneve trajnuese kryesisht kishin të bënin me parimet themelore dhe specifikat e ndihmës së ndërsjellët ligjore, e në veçanti me metodat e vlerësimit në kontest të krimit të organizuar ndërkufitar dhe kthimit të aseteve. U diskutua edhe për kërkesat ligjore për zbatim të urdhrit për përgjimin e telefonatave, agjentët e fshehtë, dërgesat e kontrolluara si dhe hetimet e përbashkëta hetimore. 

Me rastin e këtij trajnimi u dhanë shembuj nga praktika e BE-së lidhur me fletë rreshtimin për dëgjimin e dëshmitarit dhe të dyshuarit, për bastisje dhe sekuestrim si dhe për vëzhgim telefoni dhe angazhimi i agjentëve të fshehur. Lidhur me shembujt konkret janë dhënë sqarimet lidhur me kriteret dhe standardet e pranueshme.

 

Shpërndaje :