Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-03-2013

PTV Tryezë diskutimesh – Dëshmitarët e mbrojtur

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet rreth marrjes së dëshmive nga dëshmitarët e pambrojtur apo të frikësuar si dhe dëshmitarët e mbrojtur dhe anonim sipas Kodit  të  mëparshëm të Procedurës Penale dhe Kodit të Procedurës Penale që tani është në fuqi. 

Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv dhe nxjerrjes së rekomandimeve rreth marrjes se provave më të mira, në mënyrë që këto prova të kenë ndikim në marrjen e vendimit të drejt gjyqësor.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive  themelore  nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

Shpërndaje :