Me 3 deri 6 mars 2014, në kuadër të aktiviteteve për gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në fushën Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale, IGJK ka realizuar trajnimin katër ditorë me dy grupe të ndryshme të pjesëmarrësve me temë “Përgatitja vendore lidhur me kërkesat ndërkombëtare ligjore”
Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë këtyre sesioneve trajnuese kryesisht kishin të bënin me parimet themelore mbi specifikat e ndihmës së ndërsjellët ligjore në përgjithësi e në veçanti në rastet e ekstradimit, bastisjes së shtëpisë dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve. Po ashtu janë trajtuar edhe raste të transferimit të procedurës penale me ç’rast u dhanë shembuj nga praktika gjermane për studim dhe në bazë të këtyre trajnuesit dhanë sqarimet e duhura lidhur me kriteret dhe standardet e pranueshme.
Si rezultat i këtij trajnimi dolën këto rekomandime: Përshkrimi i plotë i fakteve në kërkesën për ndihmë juridike, domosdoshmëria e krijimit të një divizioni të veçantë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që do të shqyrtoj kërkesat për ndihmë juridike i cili duhet të ketë funksionin e mekanizmit të kontrollit dhe këto kërkesa ti shqyrtoj në pikëpamje të strukturës, formës e jo në pikëpamje substanciale si dhe aneksi që do ti shtohet Udhëzuesit për Ndihmë Juridike lidhur me marrëveshjet bilaterale që ka Kosova me shtetet e tjera.
Në përfundim të këtyre sesioneve trajnuese dedikuar pikave kontaktuese në çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, është përzgjedhur edhe grupi i trajnuesve vendorë (gjyqtarë dhe prokurorë) të cilët do kenë përgjegjësinë e dhënies së këshillave tek gjyqtarët dhe prokurorët tjerë për mënyrën e qasjes dhe përpilimit të shkresave dhe kërkesave që kanë të bëjnë me ndihmën juridike.
21-03-2014