Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-03-2014

Shkathtësitë e Përfaqësimit në Gjykim

Me 20, 21 dhe 22 mars  2014, IGJK realizoi trajnimin tre ditorë me temë “Shkathtësitë e Përfaqësimit në Gjykim sipas programit NITA”.

Qëllimi i trajnimi ishte zhvillimi i shkathtësive praktike të përfaqësimit gjatë gjykimit të cilat kanë të bëjnë me fjalën hyrëse, marrjen në pyetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, vënien në dyshim, ri-marrjen në pyetje dhe fjalën përfundimtare. Teknika e zbatimit të këtyre çështjeve tani më është kërkesë e Kodit të Ri të Procedurës Penale të Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përmes punës në grupe patën rastin të punojnë lidhur me një rast praktik dhe të prezantojnë pjesë të caktuara, me ç’rast demonstruan shkathtësitë e tyre gjyqësore duke u mbështetur në udhëzimet paraprake të trajnuesve përmes një gjykimi të simuluar.

 Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga gjykatat themelore dhe prokurorët nga prokuroritë themelore të regjioneve të ndryshme si dhe bashkëpunëtor profesional nga gjykatat themelore.

Shpërndaje :