Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-03-2014

Vizita/trajnimi në Agjencinë Kosovare të Pronës

Më 20 mars 2014, IGJK në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Pronës realizoi trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar (PTF).

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë që ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofrohet njohuri për punën dhe aktivitetet që kryen Agjencia Kosovare e Pronës, me       ç‘rast  njohuritë e marra nga ky institucion do të ju shërbejnë në të ardhmen gjatë praktikës në përmirësimin e kualitetit të punës dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes gjyqtarëve dhe prokurorëve në njërën anë dhe Agjencisë Kosovare të Pronës në anën tjetër.

Çështjet që u debatuan gjatë trajnimit kishin të bëjnë me zgjidhjen e kontesteve pronësore, çrregullimet e raporteve pronësore në Kosovë pas luftës, migrimi i personave, pamundësia e gjykatave që të zgjedhin kontestet në proces të rregullt, vendosja e kërkesave dhe zbatimi i vendimeve, dëbimi - përfaqësimi në gjykata dhe procedurat pas dëbimit si dhe çështje të tjera lidhur me pronësinë  me interes për kandidatët.

Trajnimi u zhvillua me pyetje dhe përgjigje, në formë të bashkëbisedimit dhe në fund kandidatët trajtuan raste nga praktika e agjencisë.

Pjesëmarrës në trajnim ishin 18 kandidatët për gjyqtarë dhe 11 kandidatë për prokurorë.

Shpërndaje :