Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-03-2013

Takimi i Udhëheqësve të Institucioneve Trajnuese lidhur me Krimin Kibernetik dhe Provat Elektronike

Në kuadër të bashkëpunimit me projektin CyberCrime@IPA më 25 mars 2013, në Zagreb të Kroacisë u mbajt një takim i përfaqësuesve të institucioneve për trajnim gjyqësor në të cilën u diskutua për hapat e ndërmarrë për krijimin e Pilot Qendrës Regjionale për Trajnim Gjyqësor lidhur me Krimin Kibernetik, krijimin e platformës elektronike në të cilën do të kenë qasje institucionet trajnuese, kontributi i institucioneve trajnuese për Qendrën Pilot, përfitimet nga Pilot Qendra, integrimi i moduleve trajnuese për Krimin Kibernetikë në kurrikulën e institucioneve për Trajnim Gjyqësor, Planin e Punës për Pilot Qendrën për periudhën 2013-2015 dhe çështje tjera që lidhen me trajnimin gjyqësor lidhur me Krimin Kibernetik. 

Qëllimi i takimit ishte fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve për Trajnim Gjyqësor si dhe krijimi i mekanizmave për bashkëpunim regjional kundër Krimit Kibernetik, duke u mbështetur edhe në Prioritetet Strategjike në Bashkëpunimin kundër Krimit Kompjuterik i miratuar me 15 shkurt në Dubrovnik.

Gjatë takimit u prezantuan çështje me interes për institucionet për trajnim gjyqësor kundër Krimit Kibernetik, u miratua Plani i Punës i Pilot Qendrës për periudhën 2013-2015 si dhe u arrit pajtueshmëria që institucionet për Trajnim Gjyqësor të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim në Funksionimin e Qendrës Regjionale për Trajnim Gjyqësor kundër Krimit Kibernetik. 

Instituti Gjyqësor i Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga znj. Lumnije Krasniqi, Koordinatore e programit dhe z. Besim Morina Udhëheqës i Trajnimit Fillestar. Takimi u mbështet nga Projekti i Përbashkët CybeCrime@IPA i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Forcimi i Kapaciteteve në Luftën kundër Krimit Kompjuterik.

Shpërndaje :