Më 27 mars 2014, në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm është realizuar trajnimi në lëminë civile me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore për marrjen në pyetje, vlerësimin e fuqisë provuese të secilës provë dhe interpretimin e drejtë të parimit të gjykimit të drejtë në procedurë. Synim tjetër i trajnimit ishte edhe zgjerimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përgjegjësitë e palës sa i përket barrës së të provuarit.
Në fokus të trajnimit ishin mjetet provuese, këqyrja në vend dhe shkresat, palët, dëshmitarët dhe ekspertët si dhe barra e të provuarit. Ndër temat tjera të trajtuara ishin edhe prezumimet procedurale dhe hartimi i aktvendimeve varësisht prej shkaqeve procedurale që ndërlidhen me shqyrtimin paraprak të padisë.
Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët në evitimin e problemeve të cilat shfaqen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar të gjykatës së apelit dhe gjyqtar të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.
31-03-2014