Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-03-2014

Trajnim - E Drejta e Autorit

Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) në bashkëpunim me Intellectual Property Rights System in Kosovo-EUIPR me 28 dhe 29 mars 2014 ka mbajtur një seminar lidhur me të drejtën e autorit.

Gjatë këtij seminari u shtjelluan çështjet si: zbatimi i drejtë i Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të drejtat tjera të përafërta, roli dhe kompetencat e Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat Tjera të Përafërta, Politikat  dhe praktikat e Gjykatës së Evropiane të Drejtësisë (GJED) në lëmin e së drejtës së autorit, përcaktimi i dëmeve, përjashtimet nga e drejta e autorit dhe Traktati i WIPO-së-Marrakech i cili mundëson qasjen e punimeve të publikuara për personat e verbër, me shikim të kufizuar dhe pamundësi për të lexuar.

Me këtë rast u trajtua edhe zbatimi i drejt i akteve ndërkombëtare veçmas direktivave evropiane dhe dispozitave tjera ligjore lidhur me masat e përkohshme dhe privatësinë, zbatimin e së drejtës së autorit në mjedis digjital, origjinaliteti i veprës së autorit, komunikimi me publikun dhe kushtet e mbrojtjes së të drejtës së autorit

Ky trajnim u realizua me ekspertë ndërkombëtar me përvojë akademike dhe gjyqësore në lëmin e së drejtës së autorit dhe trajnues vendor, ndërsa pjesëmarrës ishin gjyqtarët e departamenteve ekonomike dhe administrative në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe Gjykatën e Apelit.

Shpërndaje :