Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-03-2014

“Mbrojtja kundër dhunës në familje”

Më 06 mars 2014, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është mbajtur trajnimi me temën - Mbrojtja kundër dhunës në familje.

Ky trajnim kishte për qëllim të ndihmoj pjesëmarrësit që të dallojnë masat që i shqiptohen kryerësit të dhunës, të zbatojnë në mënyrë të drejtë  procedurën për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje dhe të interpretojnë drejtë dispozitat për urdhrat dhe masat për mbrojtje.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan format dhe llojet e urdhrave të mbrojtjes, juridiksioni i gjykatave në shqyrtimin e kërkesave për urdhër mbrojtje, llojet e masave mbrojtëse që mund të shqiptohen bashkë me urdhrin për mbrojtje dhe roli i policisë dhe i gjykatës për sa i përket zbatimit të urdhrit për mbrojtje.

Trajnimi u realizua përmes ndarjes në grupe punuese të pjesëmarrësve të cilat u shoqëruan me raste studimi  nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë e Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarët e Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :