Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-03-2014

“Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët, ndarja dhe pjesëtimi”

 Më 18 mars 2014, në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm është realizuar sesioni trajnues i radhës me  temën e lartshënuar.

Në këtë trajnim u shtjelluan çështjet lidhur me Bashkëpronësinë dhe pronësinë e përbashkët, dallimin në mes këtyre formave të pronësisë sa i përket përcaktimit të pjesëve ideale. Në veçanti u trajtua pasuria e përbashkët martesore dhe pronësia e veçantë, kontributi i bashkëshortëve në fitimin e pasurisë së përbashkët gjatë jetës së përbashkët - kriteret dhe mënyrat e vlerësimit, caktimin vlerës dhe pjesëtimin e pasurisë së përbashkët gjatë martesës dhe pas pushimit të sajë.

Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive dhe rasteve nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe Gjykatat Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës

Shpërndaje :