Më 25 mars 2014, IGJK realizoi trajnimin me temën “Dëshmitarët e mbrojtur dhe dëshmitarët bashkëpunues”
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet lidhur me; kërkesat dhe urdhëresat për dëshmitarët e mbrojtur, kërkesat e dëshmitarit bashkëpunues dhe realizimi i tyre, përfitimet që do të realizoj dëshmitari bashkëpunues si dhe përfitimet e prokurorit nga dëshmia e dëshmitarit. Në fokus të këtij trajnimi kanë qenë edhe procedurat për dëshmitarë bashkëpunues dhe rëndësinë që kanë për zbatimin e suksesshëm të hetimeve.
Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët dhe prokurorët në evitimin e problemeve të cilat shfaqen në praktikë.
Përfitues ishin gjyqtarë dhe prokuror të nivelit themelor si dhe bashkëpunëtor profesional.
25-03-2014