Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-03-2013

PVAL Tryezë e rrumbullakët: “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan temat lidhur me: Metodologjinë IRAC (shkurtes në angl.) e cila paraqet një proces analitik katër-hapësh, aplikimin e kësaj metode në rastet praktike gjyqësore dhe në raste studimi. Kjo tryezë do të ndikojë që pjesëmarrësit të zhvillojnë një rrjedhë logjike të veprimeve te strukturuara e cila zgjidhë kontestet ndërsa standardizimi i formave të shkrimit juridik do të përmirësoj shumë cilësinë e arsyetimit ligjor në të gjithë sistemin e drejtësisë. Tryeza u shoqërua me shqyrtimin e rasteve praktike dhe zgjidhjen e detyrave të caktuara nga kjo lëmi. 

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët Gjykatës Supreme të Kosovës.

Shpërndaje :