Më 31 mars 2014, në një seancë të kolegjit në Gjykatën e Apelit, morën pjesë kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët po ndjekin trajnimin fillestar në Institutin Gjyqësor i Kosovës.
Qëllimi i vizitës në Gjykatën e Apelit ishte që kandidatët të përfitojnë profesionalisht dhe ti zhvillojnë aftësitë praktike të cilat do ti praktikojnë pas emërimit.
Një interesimi i madhë i kandidatëve për praktikën tonë gjyqësore u pa me sy të mirë nga ana e gjyqtarve me çrast pas përfundimit të seancës, kryetari i trupit gjykues dhe gjyqtari referues shpjeguan para kandidatëve procedura të reja të rregulluara me KPPK.
Seanca ishte e hapur dhe u mbajt në prani të mediave.
31-03-2014