Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-04-2014

Ligjëratë e Ambasadorit të Britanisë së Madhe para kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë

 

 

Me 3 prill 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës priti për vizitë Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë z. Ian Cameron Cliff. Me këtë rast ambasadori Cliff mbajti një ligjëratë para kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë duke ndjekur trajnimet në IGJK.

z. Ian Cameron Cliff  në ligjëratën e tij trajtoi temat; besueshmëria e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, lufta kundër korrupsionit, masat që duhet marrë për të luftuar korrupsionin si dhe tema tjera me interes për kandidatët.

Ligjërata e ambasadorit ishte mjaft interaktive dhe kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë patën rastin të pyesin për temat në fokus të ligjëratës.

Shpërndaje :