Më 8 prill 2014, IGJK realizoi trajnimin me temën “Veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike ”
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike: si legalizimi i përmbajtjes së rreme, falsifikimi i dokumenteve- rastet e posaçme të falsifikimit, dallimin në mes të përpilimit të dokumenteve të rremë dhe të ndryshimeve të dokumentit origjinal apo autentike si dhe mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore.
Në fokus të kësaj tryeze ishin veprat e reja penale që ligjdhënësi i ka parashikuar në këtë kapitull: si moslajmërimi i personit të akuzuar nga Tribunali ndërkombëtar penal dhe dhënia e ndihmës personit të akuzuar nga ky tribunal, deklarimi i rremë nën betim, hakmarrja, manipulimi me prova, mospërfillja e gjykatës dhe mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore.
Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët dhe prokurorët në evitimin e problemeve të cilat shfaqen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.
11-04-2014