Objektivat e këtij programi ishin:
1. Njoftimi me menaxhimin dhe administrimin e drejtësisë penale në Angli dhe Wells;
2. Përcjellja nga afër e procesit të hetimit, ndjekjes dhe gjykimit të çështjeve të korrupsionit;
3. Eksplorimi i mundësive të reduktimit të korrupsioni sidomos atij në proceset e prokurimit publik;
Elementet përbërëse të programit ishin:
• Struktura dhe menaxhimi i sistemit gjyqësor në Angli dhe Wells;
• Ngritja e vlerave etike gjatë punës dhe ulja e rrezikut nga korrupsioni, veçanërisht në procesin e prokurimit publik;
• Përfitimet e menaxhimit etik të rasteve;
• Teknikat dhe parimet e përdorura nga hetuesit e suksesshëm të korrupsionit;
• Elementet kyçe të legjislacionit të Mbretërisë së Bashkuar lidhur me ryshfetin;
• Strategjitë për ngritjen e ndjekjes së suksesshme të kryersve të veprave penale korruptive;
• Si të hetohet dhe parandalohet shpëlarja e parave dhe
• Si të konfiskohen asetet financiare të kryersve të veprave penale të korrupsionit.
Gjatë këtij programi u vizituan Gjykata e Magjistratit dhe Gjykata e Kurorës, me ç’rast pjesëmarrësit morën pjesë në disa seanca gjyqësore. Gjithashtu u vizitua Qendra për Shqyrtim Publik në Londër e cila bënë monitorimin e zbatimit të transparencës dhe llogaridhënjes së institucioneve publike si dhe Komuna Lambeth ku u prezantuan procedura konkrete të prokurimit dhe teknika për shmangie të veprimeve korruptive.
Pjesëmarrës në këtë program ishin trajnues të IGJK-së (gjyqtarë, prokurorë) të cilët zbatojnë programet trajnuese të IGJK-së kundër korrupsionit si dhe Kryeprokurori i Kosovës dhe Drejtori i IGJK-së.
28-03-2013