Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-04-2014

“Vizita e Ekspertëve të Shkollës së Magjistraturës së Francës (ENM) në Institutin Gjyqësor të Kosovës”

Nga 15 - 18 prill 2014, në IGJK qendruan për një vizitë pune ekspertët Shkollës së Magjistraturës së Francës (ENM). Vizita u mbështet me ndihmën e Ambasadës Franceze në Kosovë.

Qellimi i vizitës ishte vlerësimi i programeve të IGJK-së, rekomandimet për përmirësim dhe përcaktimi i një programi të bashkëpunimit në mes të Shkollës së Magjistraturës së Francës (ENM) dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Ndër temat që u trajtuan gjatë kësaj periudhe ishin kurrikula e trajnimit fillestar, provimi përgatitor, provimi përfundimtar, hulumtimet dhe publikimet që kryhen në kuadër të IGJK-së, identifikimi i nevojave për trajnim në kuadër të PTV-së, trajnimi i trajnuesve si dhe trajnimet e ofruara në PTA.

Ekspertët e ENM-së dhe zyrtarët e IGJK-së shkëmbyen informacione për mënyrën e realizimit të temave të lartëpërmendura në IGJK dhe ENM. Me informacionet e mbledhura ekspertët e ENM do të përgatisin një raport me vlerësimet, rekomandimet dhe planin e zbatimit të bashkëpunimit në të ardhmen në mes ENM dhe IGJK-së.

Shpërndaje :