Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-03-2013

Tryezë e diskutimeve – “Negocimi i Marrëveshjes për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë në seancën fillestare dhe gjatë shqyrtimit kryesor”

Në këtë tryezë u trajtuan aspektet ligjore rreth arsyeve themelore për aplikimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe çështjet tjera kontestuese që paraqiten në vështrim të zbatimit praktik të këtij instituti. Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv dhe nxjerrjes së rekomandimeve rreth aplikimit në praktik të këtij instituti juridik për të cilin shtrohet nevoja që të aplikohet sa më shumë në praktikë.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive  themelore  nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

Shpërndaje :