Më 24 – 25 prill 2014, IGJK në bashkëpunim me NI٠CO ka realizuar një seminar dyditor me temën “Mbrojtja e Dëshmitarëve”.
Duke praktikuar metodologjinë dhe teknikat bashkëkohore të trajnimit nga ana e trajnuesve, gjatë këtij trajnimi u trajtuan temat si: masat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe mbrojtja e dëshmitarëve para, gjatë dhe pas procedurës penale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e pjesëmarrësve me Rregullativat Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, çfarë janë masat për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe çfarë është qëllimi i legjislacionit në Kosovë.
Gjithashtu një pjesë e këtij trajnimi iu dedikua edhe punës në grupe përmes shtjellimit të disa rasteve praktike, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të demonstrojnë njohuritë e tyrë si dhe të shkëmbejnë përvojat me trajnuesit ndërkombëtar lidhur me kategorizimin e dëshmitarit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë nga Prokuroria Speciale, e Apelit dhe Prokuroritë Themelore, gjyqtarë nga Gjykatat Themelore të regjioneve të ndryshme të Kosovës, zyrtarë nga Policia e Kosovës, zyrtarë nga WPD dhe GIZ.
02-05-2014