Më 7 maj 2014, IGJK në bashkëpunim me Qendrën Korrektuese në Dubravë realizoi trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar (PTF).
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që kandidatët për gjyqtarë e prokurorë që ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofrohet njohuri për punën dhe aktivitetet që kryhen në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Gjatë trajnimit kandidatët u njohën me historikun e Qendrës Korrektuese, strukturën e Qendrës, bazën ligjore të Qendrës Korrktuese, të burgosurit, klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë, beneficionet, përkujdesjen e tyre shëndetësore, korrespondencën, informimin, arsimimin profesional, vizitat e tyre etj.
Pas trajnimit kandidatët patën mundësinë të vizitojnë hapësirat e brendshme të Qendrës Korrektuese si: gjykatën, pavionet, shkollën, bibliotekën, sallën e vizitave etj.
Përfitues të trajnimit praktik ishin 17 kandidatët për gjyqtarë dhe 9 kandidatë për prokurorë.
14-05-2014