Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-05-2014

Trajnimi praktik në Qendra Korrektues në Lipjan

Më 8 maj 2014, IGJK në bashkëpunim me Qendren Korrektuese në Lipjan ka realizuar trajnimin praktik për kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar (PTF).

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë që ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofrohet njohuri për punën dhe aktivitetet që kryhen në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Gjatë trajnimit kandidatët u njohën me historikun e Qendrës Korrektuese, strukturen e Qendrës, bazën ligjore, përgjegjësitë që ka ky institucion për administrimin e të paraburgosurve, të dënuarve, të miturve në bazë të ligjeve të aplikueshme të Kosovës. Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën edhe me beneficionet e këtyre kategorive siç janë: përkujdesja shëndetësore, korrespondenca, informimi, arsimimi profesional, vizita e tyre etj. 

Pas trajnimit kandidatët patën mundësinë të vizitojnë hapësirat e brendshme të Qendrës Korrektuese si: pavionet, punëtoritë, objektet sportive, sallën e aktiviteteve kulturore, shtëpinë e nënave, kuzhinën, bibliotekën, sallën e vizitave, shëtitoret e të burgosurave.

Përfitues të trajnimit praktik ishin 18 kandidatët për gjyqtarë dhe 9 kandidatë për prokurorë.

Shpërndaje :