Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-05-2014

Përfundimi i fazës së parë dhe përgatitje për fazën e dytë në PTF V

Më 8 maj 2014, ka përfunduar faza e parë e gjeneratës së pestë në Programin e Trajnimit Fillestar (PTF). Gjatë 3 muajve sa ka zgjatur faza e parë, në PTF është realizuar në tërësi programi trajnues sipas orarit trajnues, ku janë trajtuar 22 module, 121 sesione trajnuese ose 363 orë trajnimi.

Për realizimin e këtyre trajnimeve në fazën e parë kanë qen të angazhuar 26 trajnues.

Programi trajnues i PTF-së 2013/2014 përveç trajnimit të rregullt në IGJK, ka paraparë që gjatë fazës së parë dhe të dytë  kandidatët do të ndjekin programe trajnimi në institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë dhe jashtë tyre, duke përjashtuar gjykatat dhe prokuroritë.

Nga 19 Institucione të parapara në Programin Trajnues, gjatë fazës së parë kemi arritur që trajnimi të realizohet në 6, prej tyre:

  • Agjencia Kundër Korrupsionit;
  • Institucioni i Avokatit të Popullit;
  • Agjencia Kosovare e Pronës;
  • Agjencia Kadastrale e Kosovës;
  • Qendra Korrektues në Dubravë;
  • Qendra Korrektues në Lipjan.

Trajnimet praktike në Institucionet tjera pritet të realizohen gjatë fazës së dytë.

Faza e dytë në PTF, fillon të hënën me 19 maj 2014. Janë bërë të gjitha përgatitje e nevojshme për fillimin e trajnimit, duke filluar nga modulet me të cilat qëndrojmë mire, përgatitja e kalendarit dhe orarit trajnues, kontratave dhe faturave për trajnuesit, njoftimi edhe me tel i trajnuesve për fillimin e trajnimit, dërgimi me email i formularit për zbatim të trajnimit, listat e regjistrimit për kandidatët, janë rregulluar salla ku kandidatët do ti ndjekin trajnime të ndarë ashtu siç e parasheh Programi Trajnues për fazën e dytë.

 

Shpërndaje :