Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-05-2014

Hulumtimi Ligjor – Databazat ligjore dhe të përgjithshme

Me 15 maj 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e BE-së “Mbështetje në Reformën e Edukimit Ligjor në Kosovë” ka realizuar trajnimin me temë: Hulumtimi Ligjor – Databazat ligjore dhe të përgjithshme.

Ky trajnim është realizuar në funksion të përmbushjes së objektivave të IGJK-së që përfituesve të tij t’i ofrojë materiale ligjore të shumta dhe aktuale.

Trajnimi kishte për qellim njoftimin e përfituesve me databazat e karakterit ligjor dhe të përgjithshme për të cilat IGJK ka krijuar qasje të përkohshme. Prezantimi u fokusua në llojet e materialeve që përmbajnë këto databaza si atyre ligjore apo të karakterit të përgjithshëm. Përfituesit përmes demonstrimit praktik u njoftuan me  teknikat e hulumtimit në këto databaza dhe kriteret për shkarkim dhe kopjim të materialeve të tilla.

Pjesëmarrësve në këtë trajnim ju kërkua që gjatë periudhës sa zgjatë abonimi provues në këto databaza të hulumtojnë dhe të vlerësojnë relevancën e tyre për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bazuar në vlerësimin e pjesëmarrësve në trajnim, IGJK do të realizon edhe abonimet në këto databaza. 

Përfitues të këtij trajnimi i shin gjyqtarë dhe prokurorë.

Shpërndaje :