Më 21 maj 2014, IGJK në kuadër të programit për profesionistët tjerë të sistemit të gjyqësisë dhe prokurorisë realizoi një trajnim një ditor me temë “Veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut”
Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja me konceptet themelore të këtyre veprave dhe objektin mbrojtës, kryesit e kësaj vepre si dhe baza ligjore që i sanksionin këto vepra penale.
Me rastin e këtij trajnimi u prezantua dhe u diskutua për karakteristikat themelore të këtyre veprave, elementet qenësore që i dallojnë këto vepra nga veprat tjera penale si dhe praktika gjyqësore Kosovare dhe ajo e Strasburgut në këtë kontest.
Në pjesën e pasdites nga rastet e prezantuara për studim, pjesëmarrësit patën mundësinë e identifikimit të llojeve të ndryshme të këtyre veprave dhe mënyrën e kryerjes si dhe personat përgjegjës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive të Kosovës.
23-05-2014