“Reformat e së drejtës penale në rajon - Sfidat, trendet dhe kalimi në sistemin adversal të procedurës penale”
Me 21 dhe 22 maj 2014 në Shkup të Republikës së Maqedonisë, në mbështetje të OSBE - Misioni në Kosovë, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë “Pavel Shatev” të Maqedonisë, organizuan një konferencë të karakterit rajonal me temë “Reformat e së drejtës penale në rajon - Sfidat, trendet dhe kalimi në sistemin adversal të procedurës penale”
Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte që përmes shkëmbimit të përvojave dhe ideve të promovohet bashkëpunimin rajonal lidhur me reformat në procedurën penale në drejtim të tejkalimit të sfidave të hasura në këtë proces.
Fokusi kryesor i prezantimeve dhe diskutimeve të kësaj konference ishte në temat si; hetimi në procedurën paraprake dhe procedurat e përshpejtuara, provat në seancën kryesore me fokus në teknikat e reja të marrjes në pyetje (marrja në pyetje e drejtpërdrejtë, e tërthortë dhe ri-marrja në pyetje) dhe negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Këto tema u prezantuan nga përfaqësues të caktuar nga secili vend pjesëmarrës, ndërsa atyre u paraprijnë prezantime të ekspertëve të mirënjohur të fushës.
Në ditën e dytë të konferencës pjesëmarrësit diskutuan lidhur me metodologjinë e trajnimit dhe kurrikulat trajnuese për zbatim të Kodeve të Procedurës Penale, me ç’rast dhanë edhe idetë konkrete për hartimin e një kurrikule trajnuese të përbashkët mbi të cilën do të organizohen aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.
Në konferencë morën pjesë gjyqtarë, prokurorë, avokat dhe përfaqësues të institucioneve trajnuese nga: Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Kosova. Ndërsa mysafirë të kësaj konference ishin edhe ekspert nga Ambasadat Amerikane, në Kosovë dhe Maqedoni si dhe përfaqësues të projekteve të cilat mbështeten nga Bashkimi Evropian.
Dokumenti i Rezultateve të Konferencës
Në bazë të rekomandimeve të përbashkëta të përcaktuara në Konferencën e Trajnimit Gjyqësor Rajonal "Reforma Rajonale e të Drejtës Penale” Sfidat, Tendencat dhe transformimi në sistemin adversal të procedurës penale ". Konferencë kjo e mbajtur më 21-22 maj 2014 në Shkup.
Në mes të
- Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve “Pavel Shatev” të Republikës së Maqedonisë
- Institutit Gjyqësor të Kosovës
- Qendrës Institucionale Publike për Trajnim të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
- Akademia Gjyqësore e Serbisë
- Akademia Gjyqësore e Kroacisë
- Qendra e Trajnimeve Gjyqësore e Sllovenisë
- Qendra për Trajnim Gjyqësor e Malit të Zi
- Qendra e Trajnimeve Gjyqësore e Republikës së Serbisë
Sfondi: më 21-22 maj 2014 në Shkup është mbajtur Konferenca Rajonale organizuar nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë "Pavel Shatev" e Republikës së Maqedonisë dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës. Kjo konferencë është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misionit të OSBE-së në Shkup. Konferenca mblodhi së bashku akterë të drejtësisë (gjyqtarë, prokurorë, avokatë mbrojtës dhe drejtor të Akademive) nga juridiksione të ndryshme të rajonit, për të diskutuar sfidat e reja, tendencat dhe transformimi në sistemin adversal të procedurës penale. Zyrtarët e lartcekur të drejtësisë gjatë Konferencës dy ditore adresuan, nevojat për bashkëpunim midis Akademive rajonale të trajnimit në lidhje me trajnimin e zyrtarëve të drejtësisë në fushën e re adversale të procedurës penale. Në këtë rast, anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare që ishin prezent në Konferencë, ranë dakord për të mbështetur Akademitë në përpjekjet e tyre për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe të punojnë në programe dhe Kurrikula të përbashkëta të trajnimit.
Në vijim janë rekomandimet e dhëna në tri kategori për të cilat palët ranë dakord:
- Propozimet për temat e përbashkëta të trajnimit:
- Bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Policisë për të mbledhur prova cilësore.
- Të nënshkruhen protokolle të drejtpërdrejta; akte nën-ligjore (dytësore) të cilat veprojnë për të përcaktuar mekanizmat e bashkëpunimit.
- Zhvillimi i metodave / teknikave në të drejtën penale (Kërkimet e pajisjeve kompjuterike).
- Prezantimi i provave në shqyrtimin kryesor – teknikat e ekzaminimit.
- Sistemi për mbrojtjen e të drejtave të personave të përfshirë në gjykim.
- Konfiskimi i pasurisë dhe llojet e ndryshme të konfiskimit.
- Masat për mundësimin e pranisë së të pandehurit.
- Marrëveshja për pranim të fajësisë – proporcionaliteti i dënimit.
- Ekzaminimi i tërthortë.
- Masat e veçanta të hetimit.
- Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
- Marrëveshja për pranim fajësie – marrëveshja lidhur me dënimin.
- Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale.
- Lufta kundër krimit ndër-nacional të organizuar (nga aspekti i viktimës). Mbrojtja e viktimave, luftimi i krimit ndër-nacional të organizuar, ligjet për ndihmën ndërkombëtare, puna e organizatave ndërkombëtare: COE, UN, EU – si punojnë në luftimin e korrupsionit (INTERPOL, EUPOL etj.).
- Kalimet e pikës kufitare.
- Gjyqtarët dhe prokurorët që punojnë në zona kufitare të dërgohen në gjykata dhe prokurori të vendeve tjera, bazuar në autorizimin e Prokurorit Publik.
II. Propozime për aktivitete/Kurrikula të përbashkëta:
- Krijimi i data-bazës së përbashkët/baza e trajnuesve në regjion.
- Krijimi i listës së përbashkët të punimeve të publikuara.
- Iniciativa e përbashkët për politikat në aspektin penal.
- Krijimi i programit kornizë në nivel regjionale. Kryerja e vlerësimit të nevojave, si hap i parë dhe rekomandimet e mëtutjeshme për hartimin e një draft marrëveshje të përbashkët (e cila do të jetë edhe marrëveshja aktuale)
- Raste studimi për të Drejtën e BE-së me fokus në urdhrat e lëshuar për hetim dhe arrest (urdhër arrestet dhe urdhri për hetim). Nevojitet trajnim dy ditorë.
- Trajnim i përbashkët regjional për Trajnues (TiT).
- Shkëmbimi i punës/materialeve trajnuese përmes platformës së mësimit në distancë (e-learning).
- Shkëmbimi i praktikës gjyqësore rreth marrëveshjes për pranim fajësie.
- Masat për shpejtimin e ndihmës juridike ndërkombëtare (prezantimi i kanaleve tjera).
- Trajnuesit nga departamenti i krimeve të organizuara të vendosen në kategorinë e krimeve të rregullta.
- Të organizohen trajnime të përbashkëta; shih standardet e KEDNJ-së lidhur me vlerësimin e provave për paraburgim.
- Forcimi i komunikimit në mes të institucioneve të regjionit.
- Shkëmbimi i trajnuesve, materialeve dhe përvojave. Shkëmbimi i kandidatëve në trajnimet e KPK-së brenda regjionit.
- Ofrimi i temave për Kurrikula të përbashkëta.
- Trajnuesit të dërgohen edhe në vende tjera të regjionit.
III. propozime për mbështetje financiare për rekomandimet e lartcekura:
- Secila Akademi Gjyqësore/Qendër/Institut të alokoj buxhet – një shumë simbolike – si hap të rëndësishëm për shkëmbim dhe për programe më të qëndrueshme.
- Drejtorët e Akademive/Qendrave/Institucioneve të japin propozime dhe të sigurojnë burime financiare, si dhe të ndërmarrin hapa drejt gjetjes së fondeve dhe donatorëve alternativ për mbështetjen e aktiviteteve të rekomanduara.
- Aktivitetet të aplikohen si projekte individuale për donatorët ndërkombëtarë në regjion.
- Sllovenia dhe Kroacia – Shtetet Anëtare të BE-së – të ndërmarrin hapa aplikues në emër të fondeve grupore të BE-së.
Bazuar në rekomandimet e lartcekura, Akademitë Regjionale/Qendrat/Institucionet do të marrin iniciativë për organizimin e aktiviteteve/projekteve të përbashkëta.
Do të organizohen takime dhe konferenca vjetore me Akademitë/Qendrat/Institucionet, takime këto që do të mbështeten nga mjetet e alokuara në mënyrë individuale për këtë arsye.
26-06-2014