Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-03-2013

PTV Trajnim: “Legjislacioni Tatimor dhe Procedurat”

Gjatë trajnimit u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me themelimin, strukturën dhe  kompetencat  e ATK-së, marrëdhëniet ndërmjet ATK-së dhe gjyqësorit, shkeljet administrative tatimore, kontestet juridike-tatimore dhe procedura e ankesës, roli i Departamentit Ligjor dhe Ankesave si dhe Vendimet e Zyrës së Doganave dhe sektorëve përkatës.

Gjatë trajnimit gjithashtu u diskutuan raste praktike dhe u shkëmbyen përvoja  me qëllim të thellimit të njohurive që kanë të bëjnë me çështjet tatimore.

Përfitues të këtij  trajnimi ishin gjyqtarët nga gjykatat themelore dhe ajo e Apelit - divizionet për  çështje administrative.

Shpërndaje :