Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-06-2014

Trajnimi për gjyqtarët dhe prokurorët përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale

Nga data 9 deri më 12 qershor 2014, në IGJK do të organizohet trajnimi i radhës për gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale. Ky trajnim do të organizohet gjatë tri ditëve për dy grupe të ndryshme të pjesëmarrësve.

Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja profesionale për përpilimin e kërkesave të jashtme  për asistencë juridike ndërkombëtare.

Shpërndaje :