Prishtinë, 02 gusht 2021, z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë ka pritur në takim z. Naim Qelaj- Avokati i Popullit dhe përfaqësues nga zyra e tij.
Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte mundësia e bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve dhe avancimi i kurikulave trajnuese në fushën e të drejtave të njeriut.
Përfaqësuesit e të dy instiucioneve u pajtuan se do të kenë bashkëpunim me të afërt në trajtimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit veçanërisht në trajtimin e Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi përmes trajnimeve të organizuara nga Akademia e Drejtësisë. Ky bashkëpunim do të mundësoi edhe më tutje ngritjen dhe avancimin e profesionilizimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesioneve tjera ligjore ne kuadër të sistemit të drejtësisë.
02-08-2021