Prishtinë, 05 gusht 2021, Akademia e Drejtësisë nën udhëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv z. Enver Fejzullahu realizoi takimin përgaditore me donatorët dhe partnerët që mbeshtesin AD-në realizimin e programeve trajnuese.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi i partnerëve të Akademisë së Drejtësisë për krijimin e një mekanizmi të rregullt dhe të strukturuar të koordinimit me qëllim të shkëmbimit të informacionit, bashkrendimin dhe shmangien e dyfishimit të aktiviteteve dhe resurseve.
z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, njoftoji pjesamrrësit rreth aktiviteteve trajnues dhe më gjërë që janë duke u zhvilluar si dhe shprehu falënderimet e tij për të gjithë mbështetjen që ka Akademia e Drejtësisë për donatorët, duke theksuar njëherit bashkëpunimin e mëtutjeshëm me qëllim të ngritejs së kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive.
Gjithashtu në këtë takim u shpalosen nevojat për mbështetje me ekspertiz në fushat si: korrrupsioni, krimi i organizuar, shpelarja e parave dhe financimi i terorizmi, konfiskimi i pasurisë, krimet luftës, menaxhimin e rasteve, dhuna në familje. Përveq kesaj është e nevojshme të ofrohet mbështetja edhe në aspektin e infastruktures dhe teknologjisë informative për objektin e ri të Akademisë.
Donatorët nga ana tjetër shprehën gatishmërinë e tyre për t’i ofruar Akademisë së Drejtësisë mbështetjen për realizimin e objektivave të saj.
05-08-2021