Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-09-2021

Zgjidhja e mjeteve juridike në Procedurën Përmbarimore dhe llogaridhënia e Përmbaruesve privat

Më 02 Shtator 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka vazhduar zhvillimin e pilot trajnimeve në fushën e së drejtës komerciale, më saktësisht me temën: “Zgjidhja e mjeteve juridike në Procedurën Përmbarimore dhe llogaridhënia e Përmbaruesve privat”.

Ky trajnim vije si vazhdimësi e procesit të rekrutimit të Trajnuesve në fushën Komerciale, dhe përmbushjes së planprogramit dhe pilot trajnimeve të parapara.

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri më të shumta rreth prapësimit dhe paraqitjes së tij nga personi i tretë, mjeteve të jashtëzakonshme të goditjes së vendimit, vonesat në zgjidhjen e prapësimeve etj.

Gjithashtu do të diskutohen edhe temat rreth llogaridhënies në sistemin e përmbarimit privat, roli i Gjykatave dhe Ministrisë së Drejtësisë në raportimin e shkeljeve të përmbaruesve, si dhe shqyrtimi i ankesave.

Trajnimi është duke u zhvilluar virtualisht përmes platformës ZOOM, si rezultat i masave të sigurisë ndaj luftimit të pandemisë.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e departamentit Ekonomik, Gjyqtarët e departamentit të përgjithshëm-divizioni civil, bashkëpunëtorët e tyre profesional si dhe zyrtarë të institucioneve bankare dhe të sigurimeve.

Shpërndaje :