Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-09-2021

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje

Më 07-08 Shtator 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është realizuar trajnimi online përmes platformës Zoom me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin z. Lumni Sallauka, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Valon Totaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në aspektet ligjore, qoftë vendore apo ndërkombëtare, si dhe praktikën gjyqësore të ofrimit të ndihmës dhe mbrojtjes së fëmijëve përgjatë zhvillimit të procedurave përkatëse gjyqësore, në rastet kur kemi të bëjmë me konteste martesore.

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor, si dhe Avokatë Shtetëror.

Shpërndaje :