Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-09-2021

Trajnimi i Trajnuesve – Parandalimi i Torturës – Artikulli III i Konventës së Stambollit

Sot më 08 Shtator 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, është duke e realizuar Trajnimin e Trajnuesve me temë: ”Parandalimi i Torturës – Artikulli III i Konventës së Stambollit“.

Ky trajnim vije si rezultat i takimeve të njëpasnjëshme, me anë të cilave edhe është krijuar një manual dhe material burimor i trajnimit për gjyqtarët dhe prokurorët në luftimin dhe parandalimin e Torturës.

Qëllimi kryesor i manualit të përgatitur është të shërbejë si burim për trajnerët, për planifikimin dhe kryerjen e seancave interkative të përqendruara tek viktimat e torturës.

Trajnimi i Trajnuesve i cili do të zgjasë 3 ditë, nga data 08 Shtator 2021 deri më 10 Shtator 2021, do të trajtojë metodat e torturës, kuptimin ligjor të saj në vend dhe ndërkombëtarisht, efektin fizik të torturës etj.

Gjithashtu do të diskutohen edhe Interpretimet e provave fizike, efektet psikologjike të torturës, përfundimet mjeko-ligjore, sfidat në vlerësimin e besueshmërisë së dëshmive, traumat dytësor etj.

Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë hibride, me pjesëmarrës në sallë kurse me trajnues përmes platformës ZOOM, gjithmonë duke i respektuar të gjitha masat e parapara me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, rreth higjienës, distancës, hapësirës me qëllim të ruajtjes nga virusi COVID-19.

Përfitues të Trajnimit janë: Gjyqtarët nga Gjykatat Themelore, Prokurorë nga Prokuroria e Apelit dhe ajo Themelore si dhe zyrtarë Policorë.

Shpërndaje :