Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-09-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e përgjithshme, sesioni i tretë, tema - “Mbrojtja e nevojshme”

Më 22 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik në lëmine penale, nga nën moduli “Kodi Penal -pjesa e përgjithshme” me trajnues z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Në kuadër të kësaj teme janë trajtuar nën temat: Tejkalimi i mbrojtjes së nevojshme, nevoja ekstreme, tejkalimi i nevojës ekstreme dhe detyrimi për tu mbrojtur nga rreziku.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me anë të rasteve praktike duke diskutuar kështu rreth nën temave dhe me metodën interaktive. Trajnimi është  realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat e vendimet e qeveris preventive ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :