Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-06-2014

Tryezë pune për hartimin e doracakut në fushën civile dhe penale

Me 11 qershor 2014,  IGJK në bashkëpunim me EROL ka organizuar një tryezë pune  me ekspertët e angazhuar për hartimin e doracakut në fushën civile dhe penale.

Me qëllim të përshpejtimit të procesit të hartimit të këtyre doracakëve është përcaktuar që puna e mëtejshme të realizohet përmes platformës së Google  Drive. Në këtë aspekt u sigurua që secili pjesëmarrës të ketë email adresë në Gmail dhe të mund të përdorin këtë platformë.

Gjatë kësaj tryezë pjesëmarrësit patën rastin që në mënyrë praktike të familjarizohen më këtë platformë. Konkretisht u demonstrua shkarkimi i materialeve, editimi i materialeve, komentimi dhe biseda me pjesëmarrësit tjerë të grupit në Google Drive.  

Përdorimi i kësaj platforme mundëson që krahas progresit në hartimin e doracakëve nga ana e ekspertëve vendor, të kenë mundësinë që edhe eksperti Amerikan, zyrtarët e IGJK-së dhe EROL-it të mund të bëjnë komentet e tyre në të. Kjo mundëson që në kohë reale të mund të kontrollohet dhe komentohet kualiteti i punës.

Pjesëmarrësit në  këtë punëtori ishin gjyqtarët e angazhuar në hartimin e doracakëve në fushën civile dhe penale.

Shpërndaje :