Më 22 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik në lëmine penale, nga nën moduli “Kodi Penal -pjesa e veçantë” me trajnues z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të kësaj teme janë trajtuar nën temat: Vështrim i përgjithshëm, veprat penale kundër të drejtave në marrëdhëniet e punës, veprat penale nga kapitulli XX, kundër integritetit seksual
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me anë të rasteve praktike si dhe duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë komfor të gjitha masave anti COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
22-09-2021