Më 22 shtator 2021, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, priti në një takim shefin e misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc.
Drejtori Fejzullahu e falënderoi UNHCR-në për mbështetjen e dhënë Akademisë dhe bashkëpunimin në realizimin e aktiviteteve të ndryshme në ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes mbajtjes së trajnimeve specifike, kryesisht në fushën e migrimit dhe azilit.
Nga ana tjetër Shefi i Misionit të UNHCR-së për Kosovë, shprehu vullnetin e tij dhe organizatës që drejton për t’i mbështetur proceset e përbashkëta, në mënyrë që të realizohen synimet dhe të arrihet progresi i nevojshëm për zhvillimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.
Në përmbyllje të takimit, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan së bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm, andaj edhe shprehen gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.
22-09-2021