Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-09-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e përgjithshme, sesioni i katërt, tema - “ Dhuna dhe kanosja ”

Më 23 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues po trajtohen nën temat: Dhuna nocioni dhe llojet e dhunës, kanosja, vepra e rëndësisë së vogël dhe urdhrat nga lartë.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :