Më 23 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e veqantë ” me trajnues z. Besim Kelmendi, Prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues temat që po trajtohen janë: Vështrimi i përgjithshëm, veprat penale kundër martesës dhe familjes, veprat penale kundër shëndetit publik dhe veprat penale të narkotikëve.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
23-09-2021