Më 24 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik në lëmine penale, nga nën moduli “Kodi Penal -pjesa e veçantë” me trajnues z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
gjatë këtij trajnimi të zhvilluar ky nën modul janë trajtuar: Mashtrimi i konsumatorëve, tregtia e ndaluar, shmangia nga tatimi, pranimi i ryshfetit në sektorin privat, dhënia e ryshfetit në sektorin privat, kontrabandimi i mallrave, dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar duke shtjelluar raste praktike si dhe është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë komfor të gjitha masave anti COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
24-09-2021