Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-03-2013

Trajnim: “Hetimet ndërkufitare lidhur me rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit: Ligji mbi bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale

Me 28-29 mars 2013, IGJK në bashkëpunim me Projektin “Lufta Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Fuqizimi i Rrjetit të Prokurorëve”, financuar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria Gjermane, implementuar nga GIZ dhe CILC, ka realizuar një trajnim dy ditorë  me temën e lartpërmendur.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të dhënies së ndihmës juridike ndërkombëtare në çështjet penale, me theks të veçantë në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë kësaj tryeze u trajtua Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale  (Ligji nr. 04/L-31), u bë një prezantim i kornizës ligjore të Kosovës për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe marrëveshjet ndërkombëtare të përfunduara deri më tani. Trajnimi u përshkua edhe me diskutim të rasteve praktike. Me ç’rast u shkëmbyen përvoja të ndërsjella ndërmjet institucioneve relevante.

Përfitues të këtij trajnimin ishin: prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional  nga Prokuroria Speciale e Kosovës, gjyqtarët nga Gjykatat Themelore - departamenti për krime të rënda, zyrtarë të lartë nga ILECU dhe Policia e Kosovës,  zyrtarë ligjor nga Ministria e Drejtësisë si dhe udhëheqës të Njësisë së Hetimeve  nga Doganat e Kosovës.

Shpërndaje :