Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-09-2021

Nën moduli – Krimi kibernetik – “Teknologjia” sesioni i dytë

Më 30 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Krimi kibernetik” me trajnues z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.

Gjatë realizimit të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar: ruajtja e të dhënave, sistemi i operimit, dhe ndikimi i teknologjisë në krimin kibernetik.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike, duke ilustruar kështu video inqizimet (shembujt e formave të realizimit të krimit, si dhe parandalimin e tij) dhe metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, të ndarë në dy grupe, njëri grup është duke e ndjekur trajnimin në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe grupi tjetër online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :