Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-10-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e përgjithshme, tema - “ Dënimet plotësuese” -sesioni i nëntë

Më 05 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të nën modulit Kodi penal dhe realizimit të temës me titull: “Dënimet plotësuese” janë trajtuar: ekzekutimi i dënimeve plotësuese, dënimet plotësuese dhe llojet e tyre, heqja dorë e të drejtës për të zgjedhur, urdhëri për kompensimin e humbjes apo dëmit, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, urdhri për publikimin e aktgjykimeve dhe dëbimi nga Republika e Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :