Më 07 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Krimi kibernetikë ” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.
Në kuadër të sesionit të tretë po trajtohen këto tema: Krimi kibernetikë si vepër penale, procedura e ndjekjes, bashkëpunimi ndërkombëtarë, baza e internetit dhe rrjeti mbarë botëror.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
07-10-2021