Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-10-2021

Kodi i Procedurës Penale-Procedura para penale, tema “Autorizimet e policisë në procedurën parapenale”-sesioni i parë

Më 08 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Zyhdi Haziri, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të nën modulit “Procedura parapenale” gjatë sesionit të parë trajnues janë trajtuar: Autorizimet e policisë në procedurën parapenale dhe roli i gjyqtarit të procedurës paraprake në këtë stad të procedurës penale.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është  realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :