Me 12 qershor 2014, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është organizuar trajnimi me temë “Menaxhimi i Rasteve”.
Ky trajnim kishte për qëllim trajtimin e parimeve dhe teknikave për zhvillimin dhe menaxhimin modern, efektiv, të drejtë dhe transparent të sistemit të menaxhimit të rasteve si në gjykata ashtu edhe në prokurori.
Gjatë trajnimit u diskutuan çështjet lidhur me zgjidhjen efikase të rasteve, zvogëlimin e rasteve të pazgjidhura, zvogëlimin e vonesës së rasteve, standardizimin e proceduarave për menaxhimin e rasteve, zgjidhjen e kontesteve në mënyrë alternative etj.
Ky trajnim u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv dhe nxjerrjes së rekomandimeve rreth aplikimit të praktikave më të suksesshme të menaxhimit të lëndëve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga gjykata e apelit dhe gjykatat themelore, prokurorë nga prokuroria speciale dhe të prokuroritë themelore, si dhe bashkëpunëtorë profesional.
20-06-2014