Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-10-2021

Nën moduli – Ligji për kundërvajtje, tema - “Vepra e Kundërvajtjes, procedura e kundërvajtjes dhe aktgjykimi mbi kundërvajtjet” , sesioni i parë

Më 12 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Ligji për kundërvajtje” me trajnuese znj. Biljana Rexhiq.

Në kuadër të modulit “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese” është duke u realizuar sesioni i parë trajnues nga nën moduli “Ligji për kundërvajtje” dhe janë duke u  trajtuar: E drejta e kundërvajtjes, veprat e kundrëvajtjes, rregulloret, fillimi dhe zhvillimi i procedurës së kundërvajtës, i dëmtuari, përmbajtja e kërkesësë, vendimi sipas kërkesës për zhvillimi e procedurës së kundërvajtjes, masat për sigurimin e të pandehurit në procedurë, thirrja e të pandehurit dhe e dëshmitarëve, dorëzania dhe ndalja.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :