Më 14 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Roli i gjyqtarit në procedurën para penale ” me trajnues z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Nga ky sesion trajnues janë duke u trajtuar këto nën tema: Mënyrat dhe kushtet e kontrollit, kompetenca për urdhër kontroll, urdhri për anonimitet nga publiku, kufizimet në kontroll, kontrolli pa urdhër të gjykatës dhe pranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
14-10-2021