Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-10-2021

Nën moduli – Kodi i Procedurës Penale-Roli i gjyqtarit në procedurën para penale, sesioni i katërt, tema - “ Sekuestrimi i përkohshëm”

Më 15 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Roli i gjyqtarit në procedurën para penale ” me trajnues z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në këtë sesion trajnues temat që po trajtohen janë: Sendet që nuk mund të sekuestrohen përkohësisht, sekuestrimit dhe konfiskimit si dy forma të marrjes së pasurisë së përfituar me vepra penale, baza juridike për marrje të pasurisë së përfituar me vepër penale dhe mënyra e sekuestrimit gjatë kontrollit. Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :