Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-10-2021

Nën moduli –Roli i gjyqtarit në procedurën para penale, tema- Konfiskimi sipas kompetencave të zgjeruara, sesioni i pestë

Më 18 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Roli i gjyqtarit në procedurën para penale ” me trajnues z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar këto nën tema: Kushtet për konfiskim sipas kompetencave të zgjeruara, kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit i cili ka vdekur neni 7 dhe kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit në arrati neni -8

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :